Ministria e Punëve të Brendshme

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në takimin online me përfaqësues të Komisionit Europian dhe homologë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në fokus të zbatimit të sistemit të ri të hyrje-daljeve (Entry/Exit System – EES) në hapësirën Schengen.

Gjatë takimit u diskutua roli i EES në përshpejtimin e lëvizjes në kufij, reduktimin e radhëve dhe rritjen e sigurisë, përmes digjitalizimit të të dhënave dhe përdorimit të teknologjive moderne.

Ministrja Koçiu theksoi rëndësinë e koordinimit të ngushtë me Bashkimin Europian dhe partnerët rajonalë, për të garantuar zbatim efektiv të standardeve evropiane që i shërbejnë qytetarëve dhe një lëvizjeje më të sigurt drejt Evropës.

Dialogu dhe bashkëpunimi me institucionet e BE-së do të vijojnë, në funksion të forcimit të sigurisë kufitare dhe lehtësimit të lëvizjes së ligjshme të qytetarëve.