Ministria e Punëve të Brendshme

🚨 Shërbimet e Policisë Rrugore, Patrullat e Përgjithshme, “Shqiponjat” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë në terren, për të menaxhuar qarkullimin e automjeteve në akset ku janë krijuar vështirësi dhe për të ndihmuar qytetarët 🚔👮

📌 Akset rrugore në zonat malore në qarqet Shkodër, Korçë, Kukës, Gjirokastër, Dibër, si dhe Rruga e Arbërit, Rruga e Kombit dhe Llogaraja, kanë prezencë dëbore në rrugë.

🛑 Në këto akse është i detyrueshëm përdorimi i gomave dimërore dhe i zinxhirëve, për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren dhe po bashkëpunojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, ku vijon pastrimi i rrugëve dhe kriposja për të shmangur ngricat.

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e mjeteve të rrisin vigjilencën, të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të përdorin pajisjet dimërore në akset rrugore ku është e nevojshme.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.