Ministria e Punëve të Brendshme
Tiranë – Ministria e Punëve të Brendshme Albana Koçiu priti Ministren e Drejtësisë dhe Ministren e Azilit dhe Migracionit të Belgjikës. Pas takimit ajo shkruan në rrjetet sociale:
“Bashkëpunimi me Qeverinë e Belgjikës është dëshmi e besimit dhe partneritetit të ngushtë që na bashkon në përballjen me sfidat si lufta kundër krimit të organizuar, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal dhe menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit.
Me shumë vlerësim i shpreha mirënjohjen time Ministres së Drejtësisë, znj. Annelies Verlinden, dhe Ministres së Azilit dhe Migracionit, znj. Anneleen Van Bossuyt për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Shqipërisë.
Mbetemi të vendosur për të vijuar këtë partneritet të frytshëm, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të përbashkëta në shërbim të sigurisë për qytetarët tanë”.