Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë – Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu priti Ambasadorin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Pas takimit ajo shkruan në rrjetet sociale:

“Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e angazhuar për përmbushjen e kritereve fillestare të kapitujve 23 dhe 24, me fokus te sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe siguria. Në takimin e sotëm falënderova Ambasadorin e z. Silvio Gonzato dhe përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në reformat e nisura”.