Ministria e Punëve të Brendshme

U zhvillua sot ceremonia e betimit të anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave para Presidentit të Republikës. Pas leximit të Dekretit të Presidentit për emërimin e Këshillit të Ministrave, ministrat e rinj u betuan me dorën mbi Kushtetutë sipas formulës së betimit:

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

Në detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme është betuar znj. Albana Koçiu.