Ministria e Punëve të Brendshme

VIDEO – Në kuadër të zhvillimeve teknologjike dhe përmirësimit të shërbimeve publike, IdentiTek SHA ka prezantuar shërbimin më të ri “Gjurmo Dokumentin”, i cili u mundëson qytetarëve shqiptarë të ndjekin në kohë reale ecurinë e dokumenteve të identifikimit, nga momenti i aplikimit deri tek tërheqja.

Ky shërbim i ri synon të garantojë informim të menjëhershëm, marrje në kohë të dokumenteve dhe lehtësim të procedurave, duke rritur transparencën dhe besimin në proces.

Përmes kodit unik të aplikimit, qytetarët mund të kontrollojnë online nëse dokumenti i tyre është:

• pranuar pas aplikimit,
• në fazën e prodhimit,
• apo gati për t’u tërhequr në zyrat e aplikimit ose në Drejtoritë Vendore të Policisë së Shtetit.

Platforma shfaq jo vetëm statusin aktual të dokumenteve, por edhe datën e saktë të tërheqjes, duke shmangur pritjet apo pasiguritë. “Gjurmo Dokumentin” është pjesë e vizionit të IdentiTek për të sjellë teknologji moderne në shërbim të qytetarëve dhe për të ofruar shërbime më të shpejta, më të sigurta dhe më të aksesueshme.

Shërbimin e gjeni këtu: https://gjurmo.identitek.al/