Ministria e Punëve të Brendshme

Tiranë – Pas një viti drejtimi të suksesshëm, Shqipëria, nën kujdesin e Ministrisë së Brendshme, dorëzon Presidencën e Forumit Rajonal për Azil e Migrim tek Bosnje Hercegovina.

Gjatë këtij mandati, kemi punuar me përkushtim për të forcuar bashkëpunimin rajonal, për të ndarë praktikat më të mira dhe për të avancuar standardet në fushën e migracionit dhe azilit, duke vënë në qendër mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe menaxhimin efektiv të sfidave të përbashkëta.

Ky forum mbetet një platformë e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve të rajonit, dhe Shqipëria do të vijojë të jetë një partner aktiv dhe i angazhuar në mbështetje të një qasjeje të qëndrueshme, humane dhe të koordinuar ndaj migracionit.