Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me Lëvizjen Evropiane në Shqipëri në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për Kapitullin 24“ Drejtësia, Liria dhe Siguria”, më datë 29 prill 2025, te Europe House, do të zhvillojnë Tryezën e Diskutimit me fokus: “Nga Strategjia në Veprim: Menaxhimi i Migracionit të Parregullt dhe Përmbushja e Kritereve të Ndërmjetme për Kapitullin 24”.

Axhenda:

PLATFORMA E PARTNERITETIT PËR INTEGRIMIN EVROPIAN

&

KONVENTA KOMBËTARE PËR INTEGRIMIN EVROPIAN

 

Kapitulli 24 – Nga Strategjia në Veprim: Menaxhimi i Migracionit të Parregullt dhe Përmbushja e Kritereve të Ndërmjetme për Kapitullin 24

E martë, 29 prill 2025, ora 10:30 – 12:00

Europe House, Tiranë

 

Ministria e Brendshme dhe Lëvizja Evropianë në Shqipëri kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në takimin e radhës të Tryezës së Diskutimit dhe Këshillimit për Kapitullin 24, në kuadër të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian dhe Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian.

Tryeza për Kapitullin 24 përbën një hapësirë të rëndësishme, duke mundësuar përfshirjen e aktorëve jo-shtetërorë në procesin e negociatave. Qëllimi i saj nuk është vetëm informimi mbi procesin, por përfshirja aktive e tyre në dhënien e rekomandimeve dhe komenteve mbi kuadrin ligjor dhe politikat e miratuara, si dhe në monitorimin e të gjithë procesit në fazat e tij të ndryshme.

Ky aktivitet synon të informojë aktorët e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesit mbi ecurinë e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024–2030 dhe Planit të saj të Veprimit, me një fokus të veçantë mbi hapat e ndërmarra për përmbushjen e Piketave të Ndërmjetme që lidhen me migracionin, azilin dhe menaxhimin e integruar të kufijve në kuadër të Kapitullit 24. Tryeza synon gjithashtu të nxisë dialogun mes institucioneve dhe aktorëve jo-shtetërorë, duke kontribuar në një proces të politikë bërjes më transparent dhe më të përgjegjshëm. Vlerë e shtuar e këtij takimi është edhe shkëmbimi i praktikave më të mira me Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian, pasi ekspertë sllovakë do të ndajnë përvojat dhe rekomandimet e tyre praktike mbi qeverisjen e migracionit dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: info@em-al.org dhe Ingrid.dano@mb.gov.al

Presim me kënaqësi angazhimin dhe kontributin tuaj në këtë aktivitet!

 

 
 

PLATFORMA E PARTNERITETIT PËR INTEGRIMIN EUROPIAN

&

KONVENTA KOMBËTARE PËR INTEGRIMIN EUROPIAN

 

Kapitulli 24 – Nga Strategjia në Veprim: Menaxhimi i Migrimit të Parregullt dhe Përmbushja e Kritereve të Ndërmjetme për Kapitullin 24

E martë, 29 prill 2025, ora 10:30 – 12:00

Europe House, Tiranë

 

 
10:00 – 10:30 REGJISTRIMI DHE KAFEJA E MIRËSEARDHJES
   
10:30 – 10:40 FJALA PËRSHËNDETËSE
  Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri
  Znj. Suela Jahaj, Drejtore për Çështjet e Integrimit dhe Marrëveshjet Ndërkombëtarë, Ministria e Brendshme
   
10:40– 11:20 NDJEKJA E ZBATIMIT: STRATEGJIA KOMBËTARE PËR MIGRACIONIN 2024–2030 – ARRITJET DHE SFIDAT KRYESORE
  Znj. Silvana Banushi, Drejtore e Përgjithshme e Zhvillimit për Migracionin dhe Azilin, Ministria e Brendshme
   
11:20 – 11:30 VLERËSIMI I PROGRESIT TË MINISTRISË SË BRENDSHME PËR PIKETAT E NDËRMJETME (INTERIM BENCHMARKS) NË KUADËR TË KAPITULLIT 24
  Znj. Suela Jahaj, Drejtore për Çështjet e Integrimit dhe Marrëveshjet Ndërkombëtarë, Ministria e Brendshme
   
11:30 – 11:50 NGA SLLOVAKIA NË SHQIPËRI: SHKËMBIM I PRAKTIKAVE MË TË MIRA TË BE-SË NË FUSHËN E MIGRACIONIT DHE AZILIT
  Znj. Miroslava Mittelmannová, Drejtore Programi, Liga për të Drejtat e Njeriut në Sllovaki
   
11:50 – 12:00 DISKUTIM NDËRVEPRUES ME EKSPERTËT DHE ANËTARËT E TRYEZËS PËR KAPITULLIN 24
   
12:00-12:30 MBYLLJA E TRYEZËS DHE KOKTEJL PËR RRJETËZIM


* Tryeza e Diskutimit dhe Këshillimit për Kapitullin 24 organizohet në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për format e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”.

*Ky sesion konsultues zhvillohet në kuadër të projektit Ndërtimi i Partneritetit mbi Çështjet Themelore: Fuqizimi i OSHC-ve për procesin e anëtarësimit në BE”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian – IPA Civil Society Facility 2021, i cili zbatohet nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri dhe në bashkëpunim me Akademinë e Integrimit Evropian dhe Negociatave (AIEN), Slovak Foreign Policy Association (SFPA) dhe Qendrën për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI).