Ministry of Internal Affairs

Vendimi_Shkarko – Këshilli i Ministrave ka miratuar, me propozim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026–2030, si dhe Planin e Veprimit 2026–2028, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e politikave shtetërore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Ky dokument strategjik përcakton vizionin dhe prioritetet kryesore të vendit për parandalimin dhe goditjen efektive të krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, në përputhje me standardet europiane dhe angazhimet e Republikës së Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit europian.

Strategjia synon:

– rritjen e efektivitetit të strukturave të zbatimit të ligjit;

– përmirësimin e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional;

– forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar;

– zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike të institucioneve përgjegjëse;

garantimin e një qasjeje të qëndrueshme dhe të matshme në parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit.

Zbatimi i saj do të realizohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim të ngushtë me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera përgjegjëse, sipas detyrimeve të përcaktuara në strategji dhe në planin e veprimit.

#OneStepCloser

Çfarë përfiton qytetari? – Më shumë siguri në komunitet

Masa të reja parandaluese do të ndihmojnë në reduktimin e ndikimit të grupeve kriminale në lagje, shkolla dhe komunitete, duke krijuar një mjedis më të sigurt për familjet dhe fëmijët.

Mbrojtje më e fortë për viktimat dhe dëshmitarët

Forcohen mekanizmat për mbrojtjen e personave të rrezikuar, viktimave të krimit dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë, sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Më pak para të pista në ekonomi

Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimi i pasurive me origjinë kriminale do të kufizojë konkurrencën e pandershme dhe do të mbështesë një ekonomi më të shëndetshme për bizneset e ndershme.

Riinvestim i aseteve të konfiskuara për interes publik

Pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi do të përdoren gjithnjë e më shumë për përfitime publike, në shërbim të komuniteteve dhe zhvillimit lokal.

Mbrojtje më e mirë nga mashtrimet online dhe krimi kibernetik

Investimet në teknologji dhe kapacitetet e specializuara do të rrisin mbrojtjen e qytetarëve nga mashtrimet online, vjedhja e të dhënave dhe sulmet kibernetike.

Kufij më të sigurt dhe luftë më e fortë kundër trafikimit

Forcohen kontrollet kufitare dhe bashkëpunimi ndërkombëtar për të parandaluar trafikimin e njerëzve, drogës dhe aktiviteteve të tjera kriminale.

Mjedis më i mbrojtur

Krimet mjedisore, si ndotja, prerjet e paligjshme dhe dëmtimi i burimeve natyrore, do të trajtohen si prioritete të veçanta për të mbrojtur shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Institucione më profesionale dhe më të besueshme

Rritja e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe institucioneve të tjera do të përmirësojë efektivitetin e hetimeve dhe zbatimin e ligjit.

Një hap më pranë Europës

Strategjia është plotësisht e harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian dhe kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e shtetit të së drejtës, sigurisë publike dhe procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

#OneStepCloser do të thotë një Shqipëri më e sigurt, më e drejtë dhe më e fortë për çdo qytetar.

What Does the Citizen Gain? – A Safer Community

Stronger community safety

New preventive measures will help reduce the influence of criminal groups in neighborhoods, schools, and communities, creating a safer environment for families and children.

Stronger protection for victims and witnesses

Protection mechanisms for individuals at risk, crime victims, and justice collaborators will be enhanced in line with European Union standards.

Less illicit money in the economy

Efforts to combat money laundering and confiscate criminal assets will limit unfair competition and support a healthier business environment for legitimate enterprises.

Reinvestment of confiscated assets for the public good

Assets seized and confiscated from criminal activities will increasingly be used for public benefit, supporting communities and local development.

Better protection against online fraud and cybercrime

Investments in technology and specialized capacities will strengthen the protection of citizens against online scams, data theft, and cyberattacks.

Safer borders and a stronger fight against trafficking

Border controls and international cooperation will be strengthened to prevent the trafficking of human beings, drugs, and other criminal activities.

A better-protected environment

Environmental crimes, such as pollution, illegal logging, and damage to natural resources, will be treated as priority concerns to safeguard citizens’ health and quality of life.

More professional and trustworthy institutions

Enhanced capacities of the State Police, SPAK, the National Bureau of Investigation (BKH), and other institutions will improve the effectiveness of investigations and law enforcement.

One step closer to Europe

The Strategy is fully aligned with European Union standards and contributes directly to strengthening the rule of law, public security, and Albania’s EU accession process.

#OneStepCloser means a safer, fairer, and stronger Albania for every citizen.