|
Postuar më: 29/05/2024
|
Data e Mbylljes: 25/06/2024
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 418
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ky dokument ka si qëllim jetësimin dhe realizimin në kohë dhe më cilësi të tre qëllimeve politike, duke synuar të përcaktojë drejtimet e duhura për të përmirësuar më tej standardet e sigurisë kufitare. Në këtë kuadër, ky dokument do të fokusohet në përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor dhe rregullator me synim përafrimin me acquis communitaire, forcimit të kapaciteteve të analizës së riskut, krijimit të kapaciteteve të reja dhe përmirësimit të mëtejshëm të kapaciteteve teknologjike të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, forcimit të mëtejshëm të burimeve njerëzore dhe kapaciteteve operacionale e profesionale të autoriteteve kompetente dhe agjencive që operojnë në kufi me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar, forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar (me vendet fqinje, vendet e rajonit, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe agjencitë e tij si dhe me organizatat ndërkombëtare), konsolidimit dhe riorganizimit të strukturave të integruara në kufi, forcimit të kapaciteteve dhe koordinimit ndërinstitucional për kërkimin dhe shpëtimin e shtetasve në situata të rrezikshme në det, vendosjes së një mekanizmi të kontrollit të cilësisë dhe respektimit rigoroz të të drejtëve të njeriut.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim