Ministry of Interior

“Për Policinë e Shtetit”

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 12/03/2024

|

Data e Mbylljes: 01/04/2024

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1145

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Ky projektligj do të krijojë bazën e nevojshme për një rol dhe angazhim më proaktiv të policisë në identifikimin dhe adresimin rrënjësor të shkaqeve të krimit.

Me qëllim, rritjen e besimit të qytetarëve, organizatave dhe partnerëve vendase dhe të huaja ndaj policisë projektligji krijon mekanizmat e përshtatshëm për rritjen e transparencës dhe informimit të publikut në mënyrë të institucionalizuar dhe dinamike mbi veprimtarinë e policisë. 

Përcaktimet ligjore mundësojnë thellimin e bashkëpunimit të policisë me agjencitë dhe palët e tjera të interesit dhe fuqizimin e komunitetit, rritjen e reagueshmërisë, komunikimit  dhe ndërveprimit të tij me policinë për të identifikuar kërcënimet e reja, për të parandaluar dhe ndihmuar në zbulimin e çdo shkelje të ligjit dhe për t’u përfshirë në proceset vendimmarrëse për përmirësimin e shërbimit policor.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.