|
Postuar më: 30/01/2024
|
Data e Mbylljes: 19/02/2024
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 639
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Propozimi i këtij projektvendimi ka si qëllim ndryshimin e Vendimit nr. 1140, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Strategjisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, 2021–2025, dhe Planin e Veprimit 2021–2022”, të ndryshuar, si një instrument për të mbledhur të gjithë aktorët e interesuar shtetërorë dhe joshtetërorë, si edhe partnerët ndërkombëtarë, në një dakordësi mbi situatën e trafikimit të personave, sfidat e hasura dhe mënyrat e mjetet për t’i përballuar ato.
Plani Kombëtar i Veprimit (PKV) për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2024-2025 është dokumenti më i rëndësishëm poltik kombëtar i cili koordinon aktorët shtëtërorë, organizatat ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar trafikimin e personave.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim