Ministry of Interior

Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 dhe të Planit të Veprimit 2024–2026

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 05/11/2023

|

Data e Mbylljes: 05/12/2023

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 2111

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

Projektakti i propozuar ka për qëllim miratimin e dokumentit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin 2024-2030 dhe Planit të saj të Veprimit 2024-2026, i cili është përgatitur në vijim të strategjisë kombëtare për migracionin 2019-2022, që përfundoi afatin e zbatimit në dhjetor 2022.

Vizioni për migracionin është që “Deri në vitin 2030, në frymën e proceseve globale të migracionit dhe integrimit të Shqipërisë në BE, të jepet një përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj sfidave dhe mundësive të migracionit, në kuadrin e Shqipërisë”.

Në linjë me këtë vision, objektivi kryesor strategjik është “Qeverisja efektive e migracionit në Shqipëri, nëpërmjet adresimit dhe menaxhimit të problemeve dhe sfidave që dalin nga lëvizjet e migrantëve, me synim rritjen e ndikimit të migracionit në zhvillimin e vendit, në dobi të emigrantëve dhe shoqërisë shqiptare”.

Qeveria shqiptare synon të realizojë objektivin kryesor strategjik duke u fokusuar në tre qëllime kryesore politike: Garantimin e qeverisjes strategjike të migracionit, zhvillimin e politikave efektive për migracionin për arsye punësimi, duke rritur ndikimin pozitiv të migracionit në zhvillimin socio-ekonomik kombëtar/lokal, si dhe promovimin e migracionit të rregullt, mbrojtjen e të drejtave të migrantëve dhe integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.