|
Postuar më: 06/06/2021
|
Data e Mbylljes: 04/07/2021
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 2154
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ky projektligj ka për qëllim përmirësimin e ligjit nr.107/2016 “Për Prefektin e qarkut”, duke plotësuar disa mangësi që janë evidentuar, gjatë zbatimit të tij.
Për vetë rolin e rëndësishëm që ka prefekti i qarkut, si një nga institucionet kryesore, të cilës legjislacioni në fuqi i ngarkon përgjegjësi konkrete për bashkërendimin dhe koordinimin e bashkëpunimit të pushtetit vendor dhe institucionet qendrore në nivel vendor, këto rregullime të veçanta janë të domosdoshme. Pikërisht, ky projektligj do të garantojë përmirësimin e funksionimit të institucionit të prefektit të qarkut, duke forcuar rolin e tij në qark, pasi është i vetmi institucion administrativ që verifikon ligjshmërinë e akteve të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore.
Nëpërmjet këtyre ndryshimeve do të bëhet e mundur rritja dhe forcimi i kontrollit dhe monitorimit të veprimtarisë së institucioneve qendrore në nivel vendor, si edhe kontrollit të jashtëm financiar në njësitë e vetëqeverisjes vendore, në emër të organeve të qeverisjes qendrore, për përdorimin e fondeve të kushtëzuara dhe/ose të deleguara që financohen nga buxheti i shtetit dhe/ose fondet e ndihmës së huaj, të alokuara te njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Domosdoshmëria e ndryshimeve ligjore, për ligjin nr.107/2016 “Për Prefektin e qarkut” ka lindur si nevojë për të rritur efiçencen dhe konsolidimin e performancës së prefektit të qarkut, për ofrimin e shërbimeve me cilësore për një qeverisje gjithmonë e më pranë qytetareve, si dhe përforcimit të rolit tij në qark.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim