|
Postuar më: 25/03/2021
|
Data e Mbylljes: 21/04/2021
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1253
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Qëllimi i këtij projektvendimi është unifikimi dhe përmirësimi i procedurave të hyrjes/daljes, markimit të armëve dhe regjistrimit të shtetasve që hyjnë e dalin me armë të katëgorive B dhe C, në territorin shqiptar. Përcaktimi i dokumentacionit që duhet të paraqesin subjektet e licencuara për import/eksport, tregtim apo transport armësh, në rast të hyrjeve/ daljeve në pikat kufitare, dokumentacioni për procedurën e hyrjes me armë në territorin shqiptar, si dhe standardizimi i procedurave të markimit të armëve të importit.
Ky projektvendim synon të saktësojë rregullat, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm që duhet t’i paraqitet autoriteteve të shërbimit doganor, Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), apo punonjësve të policisë kufitare në rastet e hyrjes/daljes së armëve në pikat e kalimit kufitar, rregullat për regjistrimin e tyre dhe markimin.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim