|
Postuar më: 25/03/2021
|
Data e Mbylljes: 21/04/2021
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1179
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Qëllimi i këtij projektvendimi është të lehtësojë procesin e vlerësimit të kërcënimit të rrezikut për jetën dhe pajisjen me autorizim të posaçëm për mbajtje arme, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve online, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar burokracitë etj.
Komunikimi online shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet kompetente.
Ky projektvendim synon të realizojë ofrimin online të shërbimit për vlerësimin e kërcënimit të rrezikut për jetën dhe pajisjen me autorizim të posaçëm për mbajtje arme, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar rradhët, burokracitë dhe duke i ofruar lehtësi personave të interesuar të marrin shërbimin e kërkuar nëpërmjet internetit etj.
Në këtë projektvendim formalizohen edhe disa nga detyrimet e strukturave qendrore dhe vendore të Policisë së Shtetit për realizimin sa më efektiv të këtij shërbimi.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim