|
Postuar më: 25/03/2021
|
Data e Mbylljes: 21/04/2021
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1203
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Qëllimi i këtij projektvendimi është lehtësimi i procesit të njoftimit të strukturës kompetente në rastet e vdekjes së një personi i cili ka qenë mbajtës ose koleksionues i armëve, në rastet e mbylljes ligjore të aktivitetit, apo në rastet e vjedhjes apo humbjes së armës të zotëruar nga personat fizikë e juridikë, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve online, duke reduktuar kohën e marrjes së shërbimit, duke evituar burokracitë etj.
Komunikimi online shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet kompetente.
Ky projektvendim synon të realizojë ofrimin online të shërbimit të njoftimit nga të strukturës kompetente në rastet e vdekjes së një personi i cili ka qenë mbajtës ose koleksionues i armëve, në rastet e mbylljes ligjore të aktivitetit, apo në rastet e vjedhjes apo humbjes së armës të zotëruar nga personat fizikë e juridikë.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim