|
Postuar më: 25/03/2021
|
Data e Mbylljes: 21/04/2021
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1319
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Qëllimi i këtij projektvendimi është të unifikojë rregullat dhe kushtet e sigurisë që duhet të plotësohen për veprimtarinë e transportit të armëve, pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre, kushtet e sigurisë për ndërtimin e poligoneve të qitjes të hapur, të mbyllur, me pjatel, si kushtet dhe rregullat e sigurisë për ruajtjen e armës së zjarrit në vendbanim.
Ky projektvendim synon të realizojë njësimin e plotë të termave (përkufizimeve dhe kategorive të armëve, pjesëve të armëve dhe municioneve, poligoneve), objekt i ligjit nr. 74/2014, i ndryshuar, si dhe të përcaktojë kushtet dhe rregullat për ruajtjen e armëve, pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre, kushtet dhe rregullat për funksionimin e poligoneve, rregullat e ndërtimit dhe shfrytëzimit të poligoneve me pjatel.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim