|
Postuar më: 03/12/2020
|
Data e Mbylljes: 29/12/2020
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1865
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektvendimi i Këshillit të Ministrave synon miratimin e Strategjisë kundër Krimit të Organizuar, 2021-2025, në vijim të dy strategjive të mëparshme: Strategjisë Ndërsektoriale të Luftës kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit 2008-2013 dhe Strategjisë Ndërsektoriale të Luftës kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit 2013-2020.
Ministria e Brendshme në bashkëpunim me institucionet e tjera, në rolin e institucionit lider, ka hartuar Strategjinë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, 2021-2025, si dhe ka planifikuar një sërë objektivash strategjikë, specifikë dhe masa për zbatimin e saj.
Miratimi i këtij projektakti është diktuar nga nevoja për rinovimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Luftës kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit, 2013-2020 dhe planeve të veprimit.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim