|
Postuar më: 03/12/2020
|
Data e Mbylljes: 29/12/2020
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 2207
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektvendimi i Këshillit të Ministrave synon miratimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021-2027, pas përfundimit të zbatimit të Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe Planit të Veprimit 2021-2027.
Ministria e Brendshme në bashkëpunim me institucionet e tjera, në rolin e institucionit lider, ka hartuar Strategjinë Ndërsektoriale të Menaxhimit të Integruar të Kufirit 2021-2027, dhe ka planifikuar objektiva strategjikë dhe specifikë konkret për çështjet e menaxhimit të kufirit.
Ky projektvendim synon menaxhimin e integruar të kufirit, koordinimin dhe veprimin e përbashkët të autoriteteve të përfshira në sistemin MIK, për të minimizuar kërcënimet ndaj sigurisë kufitare, kushtet e brendshme të sigurisë dhe pjesë të sistemit të përgjithshëm të sigurisë të Republikës së Shqipërisë.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim