|
Postuar më: 26/11/2020
|
Data e Mbylljes: 29/12/2020
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1600
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Ky ligj ka si qëllim të riorganizojë Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore e cila do të jetë një agjenci profesionale, për realizimin e mbikëqyrjes të veprimtarisë së subjekteve të Ministrisë së Brendshme.
Projekt ligji siguron një organizim më të mirë të shërbimit për sa i përket funksionimit dhe rritjes së performancës së tij, duke arritur qëllimet dhe objektivat si të qeverisë dhe rritjes së besimit tek publiku. Theksojmë se, nisur nga problematikat e adresuara në shërbim, zgjidhja e tyre nuk mund të ofrohet nëpërmjet përmirësimeve të ligjit aktual, pasi është e domosdoshme që në kuadër të reformës në drejtësi, të reformohet plotësisht Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, si një Agjenci inteligjente e cila duhet të jetë e orientuar drejt informacionit cilësor si dhe veprimeve pro-aktive me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprimtarisë korruptive dhe asaj të kundërligjshme në tërësi.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim