|
Postuar më: 06/08/2019
|
Data e Mbylljes: 02/09/2019
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1545
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
Projektvendimi garanton të drejtën e një grupi shtetasish që pretendojnë se i përkasin një pakice kombëtare, të paraqesin një kërkesë për njohjen e tyre si pakicë kombëtare, pranë një Komisioni ad hoc, të ngritur për këtë qëllim, në përbërje të të cilit, përfaqësohen të gjitha institucionet, fusha e përgjegjësisë së të cilave lidhet me të drejtat e pakicave kombëtare.
Gjithashtu, në këtë projektvendim përcaktohet dhe procedura për shqyrtimin e kërkesës për njohjen e një pakice kombëtare nga personat e interesuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligjin nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, afatet dhe e drejta e shtetasve që kanë paraqitur një kërkesë formale, që në rast refuzimi të kërkesës së tyre, të paraqesin ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim