Ministry of Internal Affairs

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në RSH”, të ndryshuar; të nenit 19, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; të Rregullores së Brendshme, të miratuar me urdhrin nr. 88, datë 21.05.2025, të Ministrit të Brendshëm, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Brendshme”; të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 28.05.2025, datë 28.05.2025 “Për miratimin e udhëzuesit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune në Aparatin e Ministrisë së Brendshme”, Ministria e Brendshme shpall 1 vend vakant: Punonjës Pastrimi në Sektorin e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Brendshme.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:

– Të pastrojë dhe të mirëmbajë nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve të godinës që janë në administrim të Ministrisë;

– T’u përgjigjet kërkesave shtesë të punonjësve për sa i përket pastrimit;

– Të mbajë të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;

– Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprori.

Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:

Kritere të përgjithshme:

· Të jetë shtetas shqiptar;

· Të jetë ketë një figurë të pastër morale;

· Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;

· Të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike.

Kritere të posaçme: Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Të ketë mbaruar arsimin 8/9 vjeçar.

Përvoja: Nuk kërkohet përvojë. Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil/profesion, përbën avantazh.

Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:

· Njohuri të përgjithshme për Kodin e Punës për të drejtat e detyrimet e punëdhënësit e punëmarrësit;

· Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e vendit të punës;

· Përvojën e tyre të mëparshme.

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

1. Kërkesë për punësim;

2. Jetëshkrim;

3. Fotokopje të dëftesës së shkollës;

4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin. Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mësipër, duhet të bëhet brenda datës 16.06.2025, në Ministrinë e Brendshme, në adresën: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë.

Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 30.06.2025, në Ministrinë e Brendshme.

Njoftim:

Janë kualifikuar për fazën e intervistës punonjësit si më poshtë:

  • Edlira Hoxholli
  • Manushaqe Mafmuti
  • Zyhra Gjika

Intervista do të zhvillohet ditën e premte, datë 27.06.2025, ora 10:00.

 

Njoftim:

Kandidat fitues është shpallur znj. Manushaqe Mafmuti.