Ministry of Internal Affairs

Në mbështetje të pikës 4 të nenit 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 11, pikës 5 të nenit 16 dhe shkronjës b, të pikës 2 të nenit 15 të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të ligjit nr. 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.520, datë 25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, si dhe përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 895, datë 21.12.2016 “Për kriteret e ecurisë dhe fitimit të gradave, njësimin e funksioneve korresponduese për çdo gradë, paraqitjen, formën dhe specifikimet teknike të gradave të shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, Urdhrin e Kryeministrit nr. 12, datë 13.01.2021 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, shpallet 1 pozicion i lirë për funksionin Specialist, në Drejtorinë e Trajnimeve dhe Mbështetjes Logjistike, Drejtoria e Përgjithshme e MZSH-së, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

KRITERE TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të ketë përfunduar arsimin e lartë policor, ushtarak, juridik ose inxhinieri, niveli minimal i diplomës “Bachelor”;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Shërbimi Zjarrfikës, Policia e Shtetit, apo institucione të administratës publike;

– Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje.

KRITERE TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

– Të ketë punuar në strukturat e shërbimit zjarrfikës në nivelin e mesëm;

– Të ketë ndjekur trajnime dhe kurse të ndryshme në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, apo të emergjencave civile;

– Të mbajë gradat e nivelit të mesëm të shërbimit zjarrfikës;

– Të përdorë programet bazë kompjuterike;

– Të jetë njohës i gjuhës angleze;

– Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup;

– Të ketë punuar në burimet njerëzore dhe çështje juridike;

– Të ketë njohuri në fushën e financës.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit nga ana e Komisionit të Vlerësimit është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht: 50 pikë për jetëshkrimin/eksperiencën, si dhe 50 pikë për intervistën.

Aplikimi nga personat e interesuar bëhet online në adresën elektronike Ministria.Brendshme@mb.gov.al

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR

– Kërkesë me shkrim për pozicionin e synuar;

– Letër motivimi;

– CV;

– Libreza e punës;

– Karta e identitetit;

– Certifikatë familjare;

– Dokument zyrtar që vërteton arsimimin;

– Dëshmi e aftësisë së drejtimit të automjetit;

– Vërtetim i gjendjes gjyqësore,

– Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;

– Raport mjeko-ligjor, lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;

– Vlerësim pune;

– Certifikata të kualifikimeve/trajnimeve, angazhimeve të mëparshme në interes të këtij pozicioni pune;

– Adresa e vendqëndrimit.

Afati i aplikimeve dhe dorëzimit të dokumentacionit është data 10 gusht 2026.