Ministry of Internal Affairs

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Rendit në Policinë e Shtetit janë në gadishmëri të përforcuar që prej ditës së djeshme, për shkak të situatës së vështirë krijuar nga reshjet e dendura.

Në mesditën e sotme ka një përmirësim të ndjeshëm të situatës në akset rrugore nacionale. Ndërkohë zonat e prekura nga rëshqitjet e dherave apo ku ka prani uji minotorohen nga shërbimet policore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të shtuar e të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore!