Ministry of Interior

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka urdhëruar nisjen e procedurave për hartimin e listave të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, për datën 11 maj 2025.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka gjeneruar ndërkohë ekstraktin elektronik të listës zgjedhore, siç parashikon Kodi zgjedhor, që i paraprin veprimtarisë së gjenerimit të ekstrakteve zgjedhore.

Ekstrakti i parë i përbërësve zgjedhorë do të publikohet në datë 4 janar 2025.

Lista përfundimtare zgjedhore do të publikohet në datë 1 prill 2025.

Në këto lista do të jenë të gjithë shtetasit me të drejtë vote, të cilët deri në datën 11 maj 2025, mbushin moshën 18 vjeç.

Ministria e Brendshme fton çdo qytetar me ID kartë të skaduar, të nxitojë të pajiset me dokumentin e ri, përmes të cilit përfiton shërbime, por edhe mundësinë të shprehë vullnetin në zgjedhjet e ardhshme.

Për çdo paqartësi që lidhet me listën zgjedhore, ftohen qytetarët të kontaktojnë me Zyrat e Gjendjes Civile përkatëse, ose të drejtohen në adresën zyrtare: Ministria.Brendshme@mb.gov.al