Ministry of Internal Affairs

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, mori pjesë në Takimin Rajonal të Grupit të Ekspertëve, ku në fokus ishte lufta kundër trafikimit të fëmijëve për qëllime shfrytëzimi seksual.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se trafikimi i fëmijëve përbën një nga format më të rënda të cenimit të dinjitetit njerëzor, duke kërkuar reagim të vendosur dhe të koordinuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

Në këtë kuadër, ai riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve, luftën kundër trafikimit të personave dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar në këtë fushë.

Ministri nënvizoi se vetëm përmes koordinimit, partneritetit dhe veprimit të përbashkët mund të garantohet një mjedis i sigurt për çdo fëmijë.

“Çdo fëmijë i mbrojtur është një fitore për shoqërinë tonë dhe për të ardhmen që duam të ndërtojmë,” u shpreh ai.