Ministry of Interior

Korçë – Qeveria Shqiptare do të implementojë ndër të tjera projektin “Smart City” – monitorimi me kamera i ambienteve dhe akseve kombëtare – për të rritur sigurinë në mjediset shkollore.

Roli i Policisë së Shtetit dhe i stafit pedagogjik për të pasur një ambient më të sigurt janë shumë të rëndësishme. Modeli që ndjekin nxënësit është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye, bashkëpunimi mes familjes, shkollës dhe edukimit që u ofrojmë fëmijëve tanë mbetet një çështje që na shqetëson çdo ditë.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha diskutoi me 12 prefektët e qarqeve, në takimin që këtë herë u mbajt  Korçë, për Paketën e Sigurisë në Shkolla, për përballimin e emergjencave civile, por edhe çështje të tjera të sigurisë.

“Kemi biseduar dhe analizuar situatën për sa i përket masave të emergjencave që duhet të merren dhe veprimeve që duhet të koordinohen veprimet midis policisë, prefekturës dhe strukturave të tjera shtetërore. Ndër të tjera, çështja për të cilën unë kam vënë një rëndësi shumë të madhe dhe thelbësore është zbatimi i paketës së sigurisë në shkolla. Sot, në qarkun Fier, kemi pasur një ngjarje e cila, për fat të mirë, nga ana e policisë është arritur të identifikohet dhe të zbardhet në një kohë të shpejtë. Siç edhe ju e dini, kryeministri është tashmë në një konsultim publik për sa i përket çështjes dhe paketës së sigurisë në shkolla. Shumë shpejt, qeveria shqiptare do të aplikojë sistemin “Smart City”, i cili do të rrisë sigurinë në mjediset shkollore dhe ambientet përreth tyre. Roli i policisë dhe roli i stafit pedagogjik për të pasur një ambient sa më të sigurt është shumë i rëndësishëm. Modeli që ndjekin nxënësit e shkollave është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye, bashkëpunimi mes familjes, shkollës dhe edukimit që ne i ofrojmë fëmijëve tanë mbetet një çështje që na shqetëson çdo ditë”, tha për mediat ministri Hoxha, pas takimit.