Ministry of Internal Affairs

Pogradec – Në kuadër të takimit me Kryeministrin Edi Rama dhe skuadrën qeverisëse për përgatitjen e vitit të dytë të mandatit, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, prezantoi punën e bërë gjatë muajve të parë në drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe prioritetet për vijimin e mandatit.

Në fokus të diskutimit ishin siguria publike, modernizimi i Policisë së Shtetit, lufta kundër paligjshmërisë dhe rritja e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve.

Ministri Lamallari theksoi se këto janë prioritete të panegociueshme për periudhën në vijim, në funksion të një Polici më moderne, më efikase dhe më pranë qytetarëve.

“Besa” është një udhërrëfyes i çmuar e dokument strategjik drejt marrëdhënies së re që ne do të ndërtojmë me qytetarët dhe jetësimit të objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan ministri.