Ministry of Internal Affairs

Qeveria ka miratuar vendimin, që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit për kategori të veçanta.

🏠 Kategoritë përfituese:

✅ Familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit të rënë në detyrë

✅ Fëmijët në përkujdesje të Republikës

✅ Familjet qiramarrëse në ish-pronë private

 

💰 Përfitime shtesë:

🔹 Grant i menjëhershëm prej 20% të çmimit të banesës për familjet e punonjësve të rendit të rënë në detyrë dhe fëmijët në përkujdesje të Republikës.

🖥 Si të aplikoni?

  1. Hyni në portalin e-Albania
  2. Kërkoni shërbimin: “Aplikim për përfitim kredie me 0% interes – Enti Kombëtar i Banesave”
  3. Plotësoni formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentacionin e kërkuar
  4. Aplikimi mund të bëhet në çdo kohë, pa afat kohor dhe nuk ka nevojë për thirrje nga MEKI

Financimi i këtij programi bëhet nga buxheti i shtetit përmes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si institucioni përgjegjës për strehimin.