Ministry of Internal Affairs

NJOFTIM PËR APLIKIM 

Ministria e Punëve të Brendshme në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”, shpall aplikimin për kandidatë për pozicionet vakante të punës:

  • 1 Drejtues i NJZP, Inxhinier
  • 2 Koordinatorë, IT
  • 1 Koordinator, Jurist
  • 1 Koordinator, Financier

KONTEKSTI

Objektivi i përgjithshëm i projektit është rritja e nivelit të sigurisë publike dhe performancës së punonjësve të Policisë së Shtetit duke instaluar sisteme elektronike për të monitoruar dhe kontrolluar sa më mirë territorin duke siguruar informacionin për parandalimin dhe/ose zbardhjen e ngjarjeve. Projekti synon transformimin e Shqipërisë në një vend të sigurt dhe dixhitalisht të avancuar, duke përdorur teknologjitë e Inteligjencës Artificiale (AI). Projekti përfshin instalimin e kamerave ANPR (Njohje Automatike e Targave) dhe kamerave PTZ për monitorimin e trafikut dhe identifikimin e shkeljeve. Gjithashtu, do të vendosen kamera trupi për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilat do të lidhen me një sistem të centralizuar për mbikëqyrje dhe reagim të shpejtë. Për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe autostrada, do të instalohen radarë inteligjente dhe  sensorë zhurme për të monitoruar shpejtësinë dhe sigurinë e trafikut. Ky projekt do të mundësojë monitorimin dhe identifikimin në kohë reale të automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore të cilësuara me interes prioritar për Policinë e Shtetit si dhe në të gjitha Pikat e Kontrollit Kufitar. 

DETYRAT DHE KRITERET PËR POZICIONIN DREJTUES I NJZP 

Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Përgjegjësi për planifikimin, organizimin dhe monitorimin e zbatimit të kontratës;
  • Mbikëqyrja e cilësisë së dorëzimeve teknike dhe punimeve;
  • Verifikimi dhe certifikimi i fazave të projektit për qëllime pagesash;
  • Menaxhimi i rreziqeve teknike, kontraktuale dhe financiare;
  • Koordinimi ndërinstitucional dhe raportimi ndaj Komitetit Drejtues të Projektit.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë master i nivelit të dytë në fushën e inxhinierisë;
  • Licencë profesionale për inxhinier;
  • Përvojë pune prej 5 vitesh në pozicione të ngjashme të menaxhimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të projekteve;
  • Të shkruajë dhe të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.

DETYRAT DHE KRITERET PËR POZICIONIN KOORDINATOR IT

Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Analizë për nevojat IT të projektit dhe të hartoje zgjidhjet teknike të përshtatshme;
  • Sigurimi i integritetit të sistemeve ekzistuese me platformat e reja;
  • Sigurimi i përputhshmërisë me standardet e mbrojtjes së të dhënave;
  • Garantimi i funksionalitetit, sigurisë dhe performancës së sistemeve të IT;
  • Monitorimi i rreziqeve teknike dhe propozimin e masave parandaluese.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare dhe master në Inxhinieri Informatike, Shkenca Kompjuterike;
  • Përvojë pune prej të paktën 3 vitesh në fushën e teknologjisë së informacionit ose fusha të ngjashme që lidhen me projektimin, instalimin dhe menaxhimin e sistemeve IT;
  • Preferohen eksperienca të mëparshme pune në implementimin e projekteve me donatorë të huaj në rolin e menaxhimit/koordinimit/monitorimit dhe vlerësimit të projekteve;
  • Të shkruajë dhe të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze. 

DETYRAT DHE KRITERET PËR POZICIONIN KOORDINATOR JURIDIK

Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Mbikëqyrja e zbatimit të kontratave;
  • Rishikimi dhe përgatitja e dokumentacionit ligjor;
  • Këshillimi ligjor gjatë zbatimit të projektit;
  • Mbështetja në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve;
  • Raportim ligjor periodik.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare dhe Master në Drejtësi;
  • Përvojë punë prej të paktën 3 vitesh;
  • Njohuri të legjislacionit shqiptar dhe rregulloreve ndërkombëtare;
  • Të shkruajë dhe të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.

DETYRAT DHE KRITERET PËR POZICIONIN KOORDINATOR I MENAXHIMIT FINANCIAR 

Detyrat kryesore të pozicionit:

  • Zbatimi korrekt të kushteve financiare të kontratës me donatorin;
  • Përgatitja dhe dorëzimi në kohë të kërkesave për disbursim;
  • Kontrolli dhe verifikimi i pagesave;
  • Raportimi financiar, transparent dhe i auditueshëm;
  • Koordinimi institucional midis NJZP-së, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe donatorit.

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare dhe master në Shkenca Ekonomike;
  • Përvojë pune prej të paktën 3 vitesh në menaxhimin financiar të projekteve;
  • Njohuri të avancuara të raportimit financiar dhe auditimit;
  • Të shkruajë dhe të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze.

KOHËZGJATJA

Të punësuarit e NJZP-së do të kryejnë detyrat e tij/saj me kohë të pjesshme në zyrë dhe në terren, me kohëzgjatje 18 mujore.

Kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet e kërkuara nga Termat e Referencës, duhet të dorëzojnë dokumentet:

  • Letra e shprehjes së interesit;
  • Jetëshkrimi i kandidatit (CV);
  • Kopje të diplomës universitare;
  • Kopje të certifikatave dhe dokumenteve që vërtetojnë kualifikimet;
  • Dokument, që vërteton njohuri të gjuhës angleze (kjo nuk është e nevojshme nëse përvojat e mëparshme të punës janë kryer në mjedisin anglisht-folës);
  • Referencat përkatëse të punës;
  • Formular vetë-deklarimi i gjendjes gjyqësore.

Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në adresën: Ministria e Punëve të Brendshme, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, H. 1, 1001 Tiranë, Shqipëri.

Afati i aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit dorazi në adresën e mësipërme deri më 13 shkurt 2026, ora 14:00.

Vetëm aplikimet brenda afatit kohor të këtij njoftimi, do të kontaktohen për intervistë.