Ministry of Internal Affairs

Në kuadër të ditëve të Fushatës Ndërgjegjësuese në Komunitet, u zhvilluan aktivitete informuese dhe sensibilizuese me qytetarët, me qëllim promovimin e mesazheve projektit “Arti për ndryshim social” dhe forcimin e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e parandalimit kriminalitetit.

Përmes shpërndarjes së materialeve informuese dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, aktiviteti krijoi mundësi për shkëmbim informacioni dhe diskutim mbi sfidat që lidhen me sigurinë në komunitet, rëndësinë e parandalimit fenomeneve kriminale, si dhe nevojën për mbështetjen dhe përfshirjen e personave dhe grupeve vulnerabël.

Fushata synon jo vetëm informimin e publikut, por edhe promovimin e vlerave të solidaritetit, përgjegjësisë qytetare, mosdiskriminimit dhe përfshirjes sociale, si elemente thelbësore për ndërtimin e komuniteteve më të sigurta dhe më të qëndrueshme. Mesazhi i saj qendror është se siguria nuk ndërtohet vetëm përmes masave parandaluese, por edhe përmes krijimit mundësive barabarta, forcimit kohezionit social dhe përfshirjes çdo individi jetën e komunitetit.

Ky aktivitet kontribuoi në zgjerimin e shtrirjes së fushatës dhe në fuqizimin e mesazhit se parandalimi i kriminalitetit është një përgjegjësi e përbashkët, kërkon angazhimin e institucioneve, organizatave dhe vetë qytetarëve për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse, mbështetëse dhe sigurt për gjithë.

Projekti “Arti për ndryshim social” zbatohet nga Qendra Youthful, me mbështetjen e Agjencisë Administrimit Pasurive Sekuestruara dhe Konfiskuara.

#OneStepCloser