Ministry of Internal Affairs

Tiranë – Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Silva Caka dhe Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Risena Xhaja zhvilluan një takim me Charlotte Hemmerdinger, Drejtore e Përgjithshme e AGRASC (Agjencia Franceze për Menaxhimin dhe Rikuperimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara).

Në të morën pjesë përfaqësues të Ambasadës Franceze në Shqipëri, Samuel Richard, Zëvendësambasador, Jetnor Isufaj, përfaqësues i Zyrës së Sigurisë së Brendshme të Ambasadës Franceze, si dhe Drejtori i ARO-s në Policinë e Shtetit, Arben Ujka.

Palët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e administrimit të pasurive kriminale, shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit operacional ndërmjet institucioneve homologe shqiptare dhe franceze.