Ministry of Internal Affairs

Ervin Hoxha ka marrë zyrtarisht detyrën si Ministër i Brendshëm, pas betimit tek Presidenti i Republikës, z. Bajram Begaj. Hoxha pason në detyrën e Ministrit të Brendshëm, Taulant Ballën.

Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë mori pjesë Kryetarja e Kuvendit, Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, anëtarë të kabinetit të Presidentit e përfaqësues të institucioneve.