Ministry of Internal Affairs

VIDEO – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Bullizmit, Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Risena Xhaja, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e Gjimnazit “Besnik Sykja”, ku përmes punimeve artistike të realizuara nga nxënësit u përcollën mesazhe të rëndësishme kundër dhunës, bullizmit dhe diskriminimit.

Gjatë aktivitetit, Xhaja vlerësoi angazhimin e Qendrës “Assist Albania” në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e vlerave demokratike dhe fuqizimin e të rinjve.

Përmes Fondit të Posaçëm për Parandalimin e Kriminalitetit, AAPSK ka mbështetur projektin “Edukim dhe Fuqizim i të Rinjve Kundër Krimit”, duke kontribuar në edukimin, ndërgjegjësimin dhe përfshirjen aktive të të rinjve në parandalimin e kriminalitetit. Për AAPSK-në, rëndësi të veçantë ka kthimi i pasurive të konfiskuara nga veprimtaritë kriminale në mundësi konkrete për komunitetin, duke mbështetur projekte që investojnë te brezi i ri dhe krijojnë një të ardhme më të sigurt. Parandalimi i kriminalitetit fillon me edukimin, ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e të rinjve!

#OneStepCloser