Ministry of Internal Affairs

Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, (AAPSK) Risena Xhaja, së bashku me përfaqësues të institucionit, zhvilloi një vizitë në qendrën “Teen Challenge Albania”, në kuadër të bashkëpunimit për promovimin e riintegrimit social dhe mbështetjen e individëve në proces transformimi.

Ky partneritet pasqyron misionin e AAPSK-së për t’i rikthyer në dobi të komunitetit pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara, duke i shndërruar ato në instrumente që mbështesin iniciativa me ndikim të drejtpërdrejtë shoqëror.

Gjatë vizitës u zhvilluan takime me drejtuesit dhe përfituesit e programit, ku u ndanë histori frymëzuese, mesazhe shprese dhe u vlerësuan arritjet e pjesëmarrësve, të cilët po ndërtojnë një kapitull të ri në jetën e tyre.

#OneStepCloser