Ministry of Internal Affairs

Tiranë – Referuar nenit 37, pika 2, të Ligjit nr. 10192, date 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, si dhe, në zbatim të pikës 2 a), pikës 3, pikës 5 a) dhe pikës 8, të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm, nr. 374, datë 18.11.2020, “Për përcaktimin e rregullave dhe te procedurave për financimin e projekteve nga Fondi i Posaçëm për Parandalimin e Kriminalitetit”, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), fton institucionet qendrore, të cilat kanë si funksion drejtësinë penale, të depozitojnë kërkesat e tyre për financimin e projekteve nga “Fondi i Posaçëm për Parandalimin e Kriminalitetit

Bazuar në udhëzimin nr. 374, datë 18.11.2020, kërkesat për financim duhet të përmbajnë të dhëna të qarta për qëllimin, objektivat specifike, veprimtaritë që do të kryhen për realizimin e tyre, buxhetin dhe rezultatet e synuara.

Institucionet qendrore duhet të paraqesin për shqyrtim pranë AAPSK-së kërkesën për financim nga “Fondi i Posaçëm për Parandalimin e Kriminalitetit”, projekt-propozimin me kostot financiare të detajuara dhe çdo dokument shtesë, që do të kërkohet nga AAPSK-ja dhe/ose Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar.

Afati për dorëzimin e kërkesave është deri në datë 9 maj 2025.