Ministry of Internal Affairs

Të dhënat e raportuara tregojnë rolin e rëndësishëm të aplikacionit në forcimin e integritetit dhe profesionalizmit të punonjësve në strukturat e rendit dhe sigurisë, si dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të qytetarëve në garantimin e ligjshmërisë.

Aplikacioni “Agjencia Digjitale” është aleati më i mirë i çdo qytetari për të garantuar që çdo punonjës në uniformë të shërbejë me integritet dhe profesionalizëm.

Gjatë periudhës korrik – dhjetor 2025 janë raportuar e ndjekur 1,141 raste.

“Inkurajoj të gjithë qytetarët të vijojnë të përdorin aplikacionin dhe të denoncojnë çdo shkelje, duke treguar kujdes në saktësinë dhe plotësimin e të gjithë informacionit të nevojshëm. Raportimi i saktë është mjeti më i mirë për të garantuar ligjshmërinë dhe për të ndëshkuar këdo që abuzon me detyrën dhe cenon besimin e qytetarëve në strukturat e rendit dhe sigurisë”, shkruan ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në rrjetet sociale.