Ministry of Internal Affairs

Me qëllim plotësimin e nevojave për burime njerëzore në rolin e parë drejtues, në strukturat e Policisë së Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, Policia e Shtetit njofton hapjen e fazës së aplikimeve për konkurrim, për ndjekjen e programit të studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë i studimeve “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, për 60 kuota të lira, për shtetasit që kanë përfunduar arsimin e mesëm e të lartë.

Policia e Shtetit fton maturantët dhe të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret ligjore, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, duke zgjedhur një karrierë dinjitoze, me integritet, përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve.

Për t’u njohur me kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, klikoni në link