Ministry of Internal Affairs

Tiranë – Forcim i kapaciteteve të Shërbimit Zjarrfikës në Shqipëri takim me fokus gjetjen e mundësive të financimit, përmes aplikimit të një projekti pranë Bankës Botërore

Pjesëmarrësit u pritën në nisje nga zv.ministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia, ndërsa konferenca u drejtua nga Drejtori i Përgjithshëm i MZSH-së, Arben Cara.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, AKMC, Policia e Shtetit, MBZHR, bashkitë, Garda e Republikës, ASIG, si dhe përfaqësues nga zyra e OSBE, UNDP, Bankës Botërore, Komisionit Europian, Ambasadës Zvicerane, projektet TAFF-FRISC, PPI etj.

Diskutimet u fokusuan në:

➡️ forcimin e kapaciteteve të menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë;

➡️ standardizimin e sistemeve të ndërhyrjes dhe emergjencave;

➡️ mundësitë e financimit përmes programeve UCPM, TAFF dhe KAPP;

➡️ koordinimin ndërinstitucional për rritjen e gatishmërisë dhe reagimit ndaj emergjencave.

Tjetër hap drejt ndërtimit të një sistemi modern, të koordinuar dhe më efikas për sigurinë civile në Shqipëri.