Ministry of Interior

Navigate to this Section

Zoti Andi Mahila është Zëvendësministër i Brendshëm që nga Dhjetori 2020.

Andi Mahila ka lindur në 09.03.1970 në qytetin e Vlorës. Ai vjen nga një eksperiencë e gjatë në Shërbimin e Jashtëm Diplomatik dhe Shërbimin Informativ të Shtetit.

Z. Mahila ka nisur karrierën në Administratën Publike, si përfaqësues diplomatik në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë në vitin 1998. Ai ka shërbyer në pozicionin e Konsullit për 8 vjet duke mbuluar çështjet konsullore dhe ato juridike, ndërkohë ka qenë përfaqësues i Shërbimit informativ të Shtetit. Gjatë eksperiencës së tij ka spikatur për trajtimin dhe mbulimin e çështjeve të emigracionit shqiptar dhe çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërshtetëror.

Pas përfundimit të misionit në Athinë, z. Mahila ka mbajtur disa pozicione në Shërbimin Informativ të Shtetit në Departamentin e Analizës dhe më pas, ka shërbyer si Këshilltar për Marrëdhëniet me Parlamentin i Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Gjithashtu, gjatë karrierës së tij z. Mahila ka qenë Drejtues Ekzekutiv i disa shoqërive në sektorin privat. Së fundmi, z. Mahila, ka shërbyer si Administrator i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Ka kryer studimet e larta Bachelor dhe Master Shkencor në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Juridik dhe mban titullin Avokat.

Ai është përfitues i disa çertifikimeve nga institucione prestigjioze ndërkombëtare si Harvard Business School në fushën e menaxhimit. Gjatë viteve 1997-1998 dhe 2006-2007 z. Mahila ka kryer trajnime të thelluara për çështje të sigurisë kombëtare.

Email: Andi.Mahila@mb.gov.al