Ministry of Internal Affairs

Tiranë – Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me punonjësit e Aparatit të Ministrisë, ku u diskutua mbi rritjen e performancës dhe eficiencës institucionale në shërbim të qytetarëve.

Ministrja theksoi se puna e çdo institucioni matet me rezultate konkrete, të cilat arrihen kur profesionistët e duhur bashkohen rreth një vizioni të qartë dhe punojnë si skuadër.

“Me profesionalizëm, bashkëpunim dhe fokus te përgjegjësia publike, Ministria e Punëve të Brendshme vijon angazhimin për rezultate të qëndrueshme dhe për avancimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Koçiu në rrjetet sociale.