Ministry of Internal Affairs

Tiranë – Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët Ekzekutiv me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, ku u diskutuan rezultatet konkrete të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe prioritetet strategjike për vitin 2026.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe objektivave të ciklit të ardhshëm 2027–2031 të Kuadrit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm, në funksion të forcimit të qeverisjes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vend.

U vlerësua progresi i arritur në fushat kryesore të këtij partneriteti dhe u rikonfirmua angazhimi i plotë i institucioneve shqiptare për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, duke çuar përpara reformat që i shërbejnë qytetarëve dhe perspektivës evropiane të Shqipërisë.