Ministry of Internal Affairs
Tiranë – Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu pret të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë. Pas takimit ajo shkruan në rrjete sociale:
“Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor. Në takimin me znj. Nancy VanHorn, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, biseda u fokusua tek forcimi i kapaciteteve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe migracionit të parregullt. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet një shtyllë thelbësore për suksesin e reformave tona”.