Ministry of Internal Affairs
Vlorë – Në zonën e Lungomares dhe në Plazhin e Vjetër, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bashkë me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryetarin e Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha panë nga afër modelet e plazheve publike menaxhuar nga bashkia, ku ofrohen hapësira tërësisht të lira, por edhe plazhe të sistemuara me çadra dhe pa pagesë.
“Strukturat e Policia e Shtetit do të jenë të angazhuara gjatë sezonit me shërbime 12-orëshe për të garantuar sigurinë publike, ndalimin e ndotjes dhe zbatimin e ligjit për qetësinë publike. Policia është në gatishmëri për të trajtuar çdo shqetësim të pushuesve dhe ndihmuar subjektet që operojnë në zonat bregdetare 📲1️⃣1️⃣2️⃣“, theksoi ministri Hoxha. 
Me rregulloren e re të menaxhimit të plazheve, hapësirat publike janë rritur më shumë se çdo vit tjetër në plazhet e Vlorës, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve më shumë akses në plazhe publike, por edhe me kërkesën për më shumë kujdes e vetëdije për të mbajtur pastër mjedisin, rërën e bregdetin.