Ministry of Interior

Në mbështetje të ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në RSH”, të ndryshuar; të nenit 19, të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i RSH”; të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”; të Rregullores së Brendshme, të miratuar me urdhrin nr. 42, datë 05.04.2023, të Ministrit të Brendshëm, “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Brendshme”; të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 6839, datë 14.06.2023,“Për miratimin e udhëzuesit për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe procedurave për shpalljen e pozicioneve me kod pune në Aparatin e Ministrisë së Brendshme”, Ministria e Brendshme shpall 1 (një) vend vakant:

 

  • Punonjës Pastrimi në Sektorin e Shërbimeve të Përgjithshme, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Brendshme.

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin:

 

  • Të pastrojë dhe të mirëmbajë nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve të godinës që janë në administrim të Ministrisë;
  • I përgjigjet kërkesave shtesë të punonjësve për sa i përket pastrimit;
  • Të mbajë të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
  • Kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga eprori.
  • Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët për këtë pozicion:

 

Kritere të përgjithshme:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë një figurë të pastër morale;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës;
  • Të mos jetë përjashtuar/shkarkuar nga administrata publike.

Kritere të posaçme:  Të plotësojë kërkesat për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera për pozicionin përkatës:

Arsimi: Të ketë mbaruar arsimin 8/9 vjeçar.

Përvoja: Nuk kërkohet përvojë. Të ketë eksperiencë të mëparshme në këtë profil/profesion, përbën avantazh.

  • Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

Kandidatët do të intervistohen në lidhje me:

  • Njohuri të përgjithshme për Kodin e Punës për të drejtat e detyrimet e

punëdhënësit e punëmarrësit;

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e vendit të punës;
  • Përvojën e tyre të mëparshme.
  • Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit të aplikimeve:

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

 

  1. Kërkesë për punësim;
  2. Jetëshkrim;
  3. Fotokopje të dëftesës së shkollës;
  4. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  5. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

      Mosdorëzimi i dokumenteve të mësipërme dhe mosplotësimi i kritereve, e skualifikojnë automatikisht aplikantin.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara mësipër, duhet të bëhet brenda datës 15.01.2025, në Ministrinë e Brendshme, në adresën: Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Nd. 1, 1001 Tiranë.

Zhvillimi i intervistës me aplikantët e përzgjedhur nga komisioni “Ad-Hoc” do të kryhet brenda datës 24.01.2025, në Ministrinë e Brendshme.