Garda e Republikës shpall 30 vende të lira për punonjës të nivelit bazë (grada inspektor). Kandidatët do të ndjekin kursin e formimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë.
Dokumentet do të dorëzohen nga aplikanti në adresën: Garda e Republikës, Rruga e Elbasanit, Pallati i Brigadave, Tiranë, brenda datës 04.10.2024.
Aplikanti do t’i nënshtrohet intervistës dhe vlerësimit psikologjik, ditën e dorëzimit të dokumenteve.
Kandidatët e kualifikuar në fazën e dorëzimit dhe kontrollit të dokumenteve, duhet të paraqiten në orën 08:00 të datës 07.10.2024, në adresën: “Qendra e Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës”, Mullet, Tiranë.
Kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza:
- Vlerësim i aftësive shëndetësore
- Intervista dhe testi psikologjik
- Testim i aftësive fizike