Ministry of Internal Affairs

Komunikimi me mediat i ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, pas mbledhjes që Qeverisë:

Ministri Hoxha: Përshëndetje të gjithëve, Sot jam këtu para jush, pasi Këshilli i Ministrave mori një vendim shumë të rëndësishëm. Me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave miratoi Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ilir Proda. Kjo pas një konkurrimi me mbi më shumë se 10 drejtues të lartë policie dhe verifikimeve të bëra nëpërmjet procesit të pastërtisë së figurës së kandidatëve.

Menjëherë pas emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të hapim konkurrimin, për një proces të ri, sa i përket gjithë drejtuese të policisë në qarqe. Ju faleminderit.

Pyetje: A e përligj imazhin e Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit fakti që SPAK më herët i ka sekuestruar telefonin për të bërë verifikime lidhur me dekonspirimin e një operacioni sa i përket bandave të Elbasanit?

Ministri Hoxha: Faleminderit për pyetjen. Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyetën në një kohë rekord, po ashtu dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga çdo organ ligjzbatues dhe pastërtia e tyre është në përputhje të plotë me ligjin.

Ky proces konsiderohet transparent, me integritet dhe Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa verifikimi.