Zv.ministrja Kuko dhe Drejtori i CVE Meidani në konferencën “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”
U organizua në Tiranë konferenca për vlerësimin e impaktit të projekteve me temë “Angazhimi i të rinjve për ndërtimin e një komuniteti të qëndrueshëm”, nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i përfaqësuar nga Kryetari i saj Bujar Spahiu, projekte këto me mbështetjen financiare të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, përfaqësuar nga zv.ambasadori Amerikan në Tiranë, Demian Smith. Pjesë e panelit drejtues ishin zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, Drejtori i Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Denion Meidani, Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Klodjan Bulku, me pjesëmarrjen të gjerë nga komuniteti mysliman, myftinj, imamë, organizata, shoqëri civile, studentë, të rinj të ndryshëm, etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u ndal në qëndrimet e KMSH-së dhe punën konkrete që është bërë vit pas viti për parandalimin e fenomenit të ekstremizmit të dhunshëm në shoqërinë tonë.
“Si çdo vend tjetër evropian edhe Shqipëria është prekur nga fenomeni i ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë kuadër, dua të theksoj se ne ishim të parët që në mënyrë institucionale kemi ndërmarrë hapa konkretë. Qysh prej vitit 2014 e deri në ditët e sotme, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me mbështetjen dhe në partneritet me Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, kemi implementuar 6 projekte në luftën kundër ekstremizmit, duke punuar me mijëra të rinj në të gjithë vendin për të sqaruar këtë fenomen i cili bie ndesh me principet e fesë islame dhe me etikën shoqërore demokratike”, tha ai gjatë fjalës.
Zëvendësambasadori Amerikan në Tiranë, Smith, u shpreh falënderues për bashkëpunimin e frytshëm që ka karakterizuar të dy institucionet në implementimin e këtij projekti ndër vite. Ai vlerësoi arritjet e grupit të punës në zhvillimin e qindra aktiviteteve edukuese, kulturore e sociale me të rinj nga i gjithë vendi.
Sesioni hapës vijoi më tej me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të Komitetit të Kulteve, Bulku, i cili përgëzoi Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për punën konkrete të bërë në aspektin e edukimit të grupeve të ndryshme të interesit kundër instrumentalizimit të fesë për qëllime të ndryshme.
Për të vijuar më pas me zëvendësministren e Brendshme, Kuko, e cila hodhi dritë mbi mbështetjen e vazhdueshme të autoriteteve vendore e lokale për implementimin e këtyre projekteve.
Ky sesion u mbyll me fjalën e Drejtorit të Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE), z. Meidani, i cili ndau me të pranishmit një rezyme të shkurtër mbi zhvillimin e ekstremizmit të dhunshëm si fenomen në vendin tonë, masat e ndërmarra kundër tij dhe aktualitetin e sotëm.
“Institucionet shtetërore i kanë kushtuar dhe do të vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje të veçantë sfidave te komuniteteve fetare, përfshirë dhe financimin e komuniteteve fetare, që kryhet çdo vit në bazë të vendimeve të Këshillit të Ministrave. Në këtë kuadër, edhe Qendra e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri ka synuar të zgjerojë dhe thellojë bashkëpunimin me komunitetet fetare në vend, si një nevojë e domosdoshmëri për të ofruar më shumë siguri e harmoni për shoqërinë shqiptarë”, tha ndër te tjera Meidani.
“Si drejtues i saj, shpreh gatishmërinë e Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri për të mbështetur e çuar përpara përpjekjet e përbashkëta midis institucioneve tona. Duke qenë i vetëdijshëm për punët që kemi realizuar së bashku në të kaluarën, jam gjithashtu i vetëdijshëm për nevojat e prioritetet që na presin në punën tonë të mëtejshme. Puna me të kthyerit, me të rinjtë, puna në sferën virtuale si dhe puna me komunitetet e largëta në Shqipëri, janë disa pika që kanë nevojë për sinergji e ndërhyrje të përbashkëta. Paralelisht, ne duhet që të punojmë së bashku edhe kërkohet dhe kontributi i liderëve fetarë por dhe te rinjve të angazhuar për të trajtuar forma të tjera të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri, të cilat sipas sondazheve dhe studimeve po bëhen jo pak shqetësuese e kërkojnë një qasje gjithëpërfshirëse ku pjesë duhet të jetë dhe ngritja e një platformë për mirësi e tolerancë siç e gjejmë dhe në mësimet fetare”, shtoi drejtori i CVE.
Punimet e kësaj konference u zhvilluan më tej në sesionin e dytë dhe të tretë të saj. Sesione në të cilat u analizua ecuria e projekteve, u analizua gjithashtu impakti i tyre në të gjitha ato kategori sociale që u bënë pjesë, u ndanë eksperienca personale nga pjesëmarrja në këto projekte, etj.
ENGLISH – A conference was organized in Tirana to evaluate the impact of the projects on the theme “Engagement of young people to build a sustainable community”, by the Muslim Community of Albania represented by its President Bujar Spahiu, with the financial support of the US Embassy in Tirana, represented by the American deputy ambassador in Tirana, Demian Smith.
Part of the steering panel were the Deputy Minister of the Interior Romina Kuko, the Director of the Center Against Violent Extremism Denion Meidani, the Chairman of the State Committee for Cults, Klodjan Bulku, the Muslim community, muftis, imams, organizations, civil society, students, various young people, etc. In his welcoming speech, the President of the Muslim Community of Albania (KMSH), Bujar Spahiu, focused on the positions of the KMSH and the concrete work that has been done year after year to prevent the phenomenon of violent extremism in our society.
“Like every other European country, Albania has also been affected by the phenomenon of violent extremism. In this context, I want to emphasize that we were the first to take concrete steps institutionally. Since 2014 until today, the Muslim Community of Albania, with the support and in partnership with the US Embassy in Tirana, has implemented 6 projects in the fight against extremism, working with thousands of young people throughout the country to clarified this phenomenon, which contradicts the principles of the Islamic religion and democratic social ethics”, he said during the speech.
American deputy ambassador in Tirana, Smith, expressed gratitude for the fruitful cooperation that has characterized both institutions in the implementation of this project over the years. He appreciated the achievements of the working group in the development of hundreds of educational, cultural and social activities with young people from all over the country.
The opening session continued with the welcoming speech of the Chairman of the Committee of Cults, Bulku, who congratulated the Muslim Community of Albania for the concrete work done in terms of educating various interest groups against the instrumentalization of religion for various purposes. To continue then with the Deputy Minister of the Interior, Kuko, who shed light on the continuous support of local authorities for the implementation of these projects.
This session was closed with the speech of the Director of the Center Against Violent Extremism (CVE), Meidani, who shared with the attendees a brief summary on the development of violent extremism as a phenomenon in our country, the measures taken against it and today’s current situation.
“The state institutions have paid and will continue to pay special attention to the challenges of religious communities, including the financing of religious communities, which is carried out every year based on the decisions of the Council of Ministers. In this context, the Coordination Center against Violent Extremism in Albania has aimed to expand and deepen cooperation with religious communities in the country, as a need and necessity to provide more security and harmony for Albanian society”, said Meidani, among other things.
“As its leader, I express the readiness of the Coordination Center against Violent Extremism in Albania to support and advance the joint efforts between our institutions. Being aware of the work we have done together in the past, I am also aware of the needs and priorities that await us in our further work. Work with returnees, with young people, work in the virtual sphere as well as work with remote communities in Albania, are some points that need synergy and joint interventions. At the same time, we need to work together and the contribution of religious leaders and young people is required to deal with other forms of radicalism and violent extremism in Albania, which according to surveys and studies are becoming quite worrying and demanding a comprehensive approach, which should be part of the establishment of a platform for kindness and tolerance as we find in religious teachings”, added the director of CVE.
The proceedings of this conference were further developed in its second and third sessions. Sessions in which the progress of the projects was analyzed, their impact on all those social categories that were part of it was also analyzed, personal experiences from participating in these projects were shared, etc.