Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) zhvilloi seancën e parë të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Seanca dëgjimore u zhvillua me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave për SHÇBA, në DVP Tiranë.
Trupa e Vlerësimit: Marjeta Gjelaj, relatore, Ela Kerka, Kryesuese e Trupës, Ana Kapaj, anëtare.
Vendimi do të jepet në datë 8 Nëntor 2019, në ora 11:00.